Severina u shpreh pas humbjes së Vuçiqit: postimet ia kushtoi studentëve

Këngëtarja Severina nuk i fshehu emocionet pasi një listë e udhëhequr nga studentët shpalli fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, dhe presidenti Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen.
Në profilin e saj në Instagram, ajo publikoi një seri videosh nga festimet në rrugët e Serbisë, duke shprehur përsëri publikisht mbështetjen për studentët – qëndrimi që ajo e ka mbajtur që nga fillimi i protestave të tyre.
"Jam kaq krenare për ju, STUDENTË – deri në lot!" – shkroi Severina pranë një prej postimeve të saj.

Konkrehtisht, ajo ndau një mbishkrim ku shkruhej "Studentët fitojnë", por fjala "fitojnë" ishte e shënuar dhe zëvendësuar me "fituan".
Në mesin e postimeve kishte edhe një fotografi të Aleksandar Vuçiqit me titullin "Vuçiq pranon humbjen", si dhe mesazhin "Mirë se erdhe, Seve, vëlla!!", të cilin këngëtarja gjithashtu e ndau me ndjekësit e saj.

Ajo kujtoi edhe tubimet e mëparshme studentore, duke ndarë një fotografi të një transparenti ku ishte paraqitur fytyra e saj dhe mbishkrimi "Seve është me ty".
Që prej një kohe, Severina mbështet hapur lëvizjen studentore në Serbi. Gjatë protestave dhe bllokadave të fakulteteve, ajo rregullisht ndante mesazhet e tyre, dhe gjithashtu u jepte mbështetje edhe gjatë koncerteve të saj.



