E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Formula 1 kthehet në Afrikë

13.10.2026, 12:46

Formula 1 njoftoi se është arritur një marrëveshje dhjetëvjeçare për organizimin e Çmimit të Madh të Afrikës në Ruandë, i cili pritet të hyjë në kalendar në fillim të dekadës së ardhshme.

Kjo do të shënojë rikthimin e kampionatit në kontinentin afrikan për herë të parë që nga viti 1993 dhe një garë në pistën Kyalami në Afrikën e Jugut.

Gara e parë do të mbahet pas përfundimit të pistës së re në Bugesera, rreth 40 kilometra në jug të Kigali-t, pranë aeroportit të ri ndërkombëtar.

Viti i saktë i edicionit të parë ende nuk është konfirmuar, njoftoi Formula 1.

Pista do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të FIA-s, dhe ndryshimet natyrore në lartësinë mbi nivelin e detit pritet të kontribuojnë në konfigurimin e kërkuar.

Projekti përfshin gjithashtu zhvillimin e infrastrukturës turistike, sportive dhe biznesore.

"Sot është një moment historik për Formula 1", tha presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kampionatit, Stefano Domenicali.

Me ardhjen në Ruandë, Formula 1 do të ketë gara në çdo kontinent të banuar.
Organizatorët theksojnë se tashmë ka më shumë se 100 milionë tifozë të këtij sporti në Afrikë, prandaj rikthimi përbën një hap të rëndësishëm në zgjerimin e kampionatit.

Detajet për datën e garës së parë, ndërtimin e pistës dhe programin e fundjavës së garës do të publikohen më vonë.

Lajme të ngjashme

Milani e vazhdoi kontratën me Pavlloviç

Ajo që mëngjesin e sotëm e paralajmëruan insajderët italianë të futbollit, tani mori konfirmim zyrtar, Strahinja Pavlloviç nënshkroi kontratë të re me Milanin deri në verën e vitit 2031. Klub futbollistik Milan publikoi në faqen zyrtare të klubit dhe kështu konfirmoi se Pavlloviç është zgjidhja e tyre afatgjatë në…

15:19
Amad Dialo: Turp i madh, nuk kam fjalë

Lojtarët e Manchester United nuk u përpoqën të fshehin frustrimin e tyre pas humbjes nga Atletico Madrid (2:0) në Ligën e Kampionëve. "Do të duhet të kontrolloj veten", tha Lisandro Martinez në një deklaratë pas ndeshjes. Por ai nuk mundi të kontrollohej, dhe sulmoi drejtuesit e klubit, të cilët, sipas tij, "nuk…

14:52
Ideja e re zgjedhore e Infantos: Pas 25 milionë për të gjitha asociacionet

Kur nuk dini si të fitoni në zgjedhje – blini vota. Ky është parimi mbi të cilin vendosi të mbështetet Gianni Infantino, presidenti i Federatës Botërore të Futbollit. FIFA është gati të propozojë një rritje drastike të fondit nga i cili shpërndahen paratë për asociacionet kombëtare për periudhën 2027 deri në 2030…

14:26