Mesazh i Realit para El Clasico: Do të luajmë kundër 17 gjyqtarëve

Para El Clasico, televizioni zyrtar i Real Madridit u mor përsëri me gjykimin në sezonin aktual, i cili, siç e prezantoi "Klubi Mbretëror", ishte i favorshëm për katalanasit.
Në programin e televizionit të klubit të Realit (RMTV) u analizua një fragment nga ndeshja mes Betisit dhe Barcelonës, e cila përfundoi me fitore të mysafirëve 5:2.
Ata u ndalën veçanërisht te situata në minutën e 45-të, kur goli i Giovanni Lo Celso u anulua për 2:2.
Tolkuar nga "RMTV" është se gjyqtari De Burgos Bengoetxea e ka parë videon dhe e ka anuluar golin për shkak të luajtjes me dorë vetëm pasi lojtarët e Barcelonës u ankuan.
"Real Madrid do të duhet të përballet me 17 gjyqtarë në El Clasico: tre në fushë, gjyqtari i katërt, gjyqtari VAR dhe asistenti, dhe njëmbëdhjetë lojtarë të Barcelonës, të cilët janë gjithashtu gjyqtarë. Tani lojtarët e Barcelonës vendosin se cilat situata do të kontrollohen me VAR dhe cilat jo, sepse edhe ata janë gjyqtarë. Ata tani gjykojnë ndeshjet. Kjo është skandaloze. Në çdo ligë tjetër, një sjellje e tillë do të kishte pasoja. Ndeshja e së dielës do të jetë shumë e komplikuar për shkak të problemeve për të cilat të gjithë jemi të vetëdijshëm", publikoi në raportin e tij "RMTV".
Televizioni i Realit, mes konfliktit me drejtuesit e La Ligës dhe presidentin Javier Tebas, u ndal edhe te situata kontraverse nga ndeshja mes Sevijës dhe Realit.
Ndërsa shumica e mediave spanjolle mendonin se Arda Guler duhej të përjashtohej sepse goditi Peke Fernandez me bërryl në fytyrë, "RMTV" ka një mendim tjetër.
"Kundër gjithçkaje dhe kundër gjithkujt. Kundër regjimit dhe sistemit mediatik ku ata që kontrollojnë narrativën publike flasin vetëm për situatën kontestuese të Guler dhe Peke, ndërsa Guler vazhdimisht është tërhequr dhe mbajtur. Tani pretendojnë se nuk ka mjaftueshëm pamje, ndërsa ne në "RMTV" prej vitesh paralajmërojmë se ka pamje që nuk shfaqen në transmetimet televizive. Prandaj na quajtën teoricienë konspiracioni. Një situatë kontraverse është e mjaftueshme për të ndryshuar gjithçka", thanë nga "Real TV", për të cilët një pjesë e madhe e publikut në Spanjë pretendon se gjithçka që shfaqin dhe publikojnë janë në fakt qëndrime të drejtuesve të klubit.
Foto/ Depositphotos



