E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Murinjo: Titull në Ligën e Kampionëve me Realin? Po, do të ishte…

Në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve, Real Madridi luan si mysafir ndaj kampionit grek, AEK në Athinë.

Real Madridi nuk është vetëm favorit në këtë ndeshje, por si rekorder evropian është një nga favoritët për të fituar titullin.

Në konferencën për shtyp, Zhoze Murinjo, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve me Porto dhe Inter, u pyet nëse pret të bëjë të njëjtën gjë edhe me "klubin mbretëror".

"Titull në Ligën e Kampionëve me Real Madridin? Do të ishte një titull i fituar me klubin më të madh në botë", tha portugezi i njohur…

"Por, nuk dua të flas për hipoteza, dua të flas për realitetin, dhe ai është që ne ende nuk kemi kaluar fazën e grupeve."

Real Madridi është një nga pesë klubet që pas tri xhirove kanë performancë maksimale dhe kanë fituar nëntë pikë.

Ndeshja ndërmjet AEK-ut dhe Realit është caktuar për të mërkurën në Athinë, me fillim në orën 18:45.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme