E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Pas ekzekutimit të dështuar në Tenesi, e dënuara ankohet për kushtet në burg

Krista Pajk (50), e dënuara me vdekje që mbijetoi një ekzekutim të dështuar me injeksion vdekjeprurës në shtetin amerikan të Tenesit, ka paraqitur një kërkesë të re në gjykatë për shkak të kushteve në burg, shkruan „Unilad“.

Pajk mbijetoi përpjekjen për ekzekutim më 30 shtator, pas së cilës u shtrua në spital. Rasti çoi në pezullimin e përkohshëm të të gjitha ekzekutimeve në Tenesi derisa të përfundojë hetimi.

Pas kthimit në burg, ajo u ankuar se është e detyruar të pastroj një kabinë dushi të mbushur me gaforre, dhe se ka frikë nga infeksionet. Ajo pretendon gjithashtu se pas marrjes së dy dozave pentobarbital ende ndjen pasoja fizike, për të cilat nuk do të ishte në gjendje të mbrohej në rast sulmi nga të burgosurat e tjera.

Avokatët e saj kërkojnë që izolimi i saj të ndërpritet, duke theksuar se shumicën e kohës e kalon e vetme në departamentin mjekësor të burgut, gjë që ndikon negativisht në gjendjen e saj.

Pajk u dënua me vdekje në moshën 20-vjeçare për vrasjen e Kolin Slemer në vitin 1995, kur ishte 18 vjeçe. Së bashku me të dashurin e atëhershëm sulmuan viktimën, dhe më pas e rrahën deri në vdekje.

Shërbimi i burgjeve të Tenesit ka njoftuar se nuk komentojnë procedurat gjyqësore në vazhdim.

Lajme të ngjashme