E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Izraeli pretendon se Irani po mendon për sulme me armë kimike

Izraeli i ka dorëzuar SHBA-së dhe vendeve të Gjirit Persik informacione inteligjente sipas të cilave Irani po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve kimike kundër kundërshtarëve të tij, raportoi "New York Times".

Zyrtarët izraelitë pretendojnë se kërcënimi nga armët kimike është më i rëndësishëm se kërcënimi bërthamor iranian. Sipas tyre, Irani po zhvillon teknologji për dorëzimin e armëve kimike me raketa ose për transportin e tyre të fshehtë në vendet armiqësore.

Midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre të vendeve të Gjirit Persik ekzistojnë qëndrime të ndryshme për këto informacione. Disa zyrtarë amerikanë mendojnë se Izraeli po përdor të dhënat inteligjente për të nxitur presidentin Donald Trump që të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit.

Disa zyrtarë të vendeve të Gjirit kanë shprehur skepticizëm dhe kanë vlerësuar informacionet izraelite si jo serioze. Ndërsa zyrtarë të tjerë amerikanë i marrin paralajmërimet seriozisht, duke marrë parasysh edhe vlerësimet e tjera inteligjente për sulme të mundshme iraniane ndaj interesave dhe aleatëve amerikanë.

Kabineti i kryeministrit izraelit nuk ka komentuar pretendimet konkrete, por për "Times of Israel" ka njoftuar se Izraeli ndjek me kujdes çdo kërcënim nga regjimi iranian dhe është i gatshëm t'i përballet atij.

Lajme të ngjashme