E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nesër pa energji elektrike pjesë të Gazi Babës, Sarajt dhe Kisella Vodës, ndërprerje në furnizimin me ujë në Qendër

EVN Maqedonia njoftoi se më datë 04.11.2026 (e mërkurë) do të mbeten pa energji elektrike përdoruesit e mëposhtëm:

· Për shkak të intervenimit në TS Maçari 19 nga ora 08:30 deri në 14:30 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike konsumatorët në rrugën Nikola Kirov-Majski dhe rrugën Blagoja Stefkovski në Maçari (Komuna Gazi Baba);

· Për shkak të intervenimit në rrjetin EE nga ora 09:00 deri në 10:00 do të mbeten pa furnizim konsumatorët pas Xhamisë, rrugët 1, 3 dhe 5 në fshatin Saraj (Komuna Saraj);

· Për shkak të punimeve të planifikuara nga ora 09:00 deri në 12:00 do të mbeten pa furnizim konsumatorët në rrugën Sasa 2 (Komuna Kisella Vodë);

· Ndërprerje e planifikuar në periudhën nga ora 10:00 deri në 13:00 në rrugën Kosta Novakoviq (nga marketi Zur 5 deri në fund të rrugës pranë sallës së Dëshmitarëve të Jahovait).

Njoftim nga JP Ujësjellësi dhe kanalizimi për datën 04.10.2026 (e mërkurë) për ndërprerje të furnizimit me ujë:

· Për shkak të defektit në rrugë f-80 mm në kryqëzimin Borka Talevski / Apostol Guslari, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për përdoruesit në një pjesë të rrugës Borka Talevski (shtrirja nga Leninoja deri te Rajko Zhinzifov, përfshirë edhe SHFMU Johan Hajnrikh Pestaloçi). Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:30 deri në përfundim. (Komuna Qendër)

Lajme të ngjashme