E premte, 30 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Elmas luajti 58 minuta, Atalanta mori një pikë në Firence

Futbollistët e Fiorentinës dhe Atalantës barazuan 2:2 (0:1) në ndeshjen e fundit të javës së nëntë në Serie A italiane.

Në "Artemio Franchi" pamë një ndeshje shumë dinamike me katër gola dhe një kthesë. Përfaqësuesi maqedonas Elif Elmas, filloi në formacionin startues të Atalantës, në minutën e 12-të mori kartonin e verdhë, ndërsa në minutën e 58-të u zëvendësua.

Vizitorët nga Bergamo kaluan në avantazh përmes Charles De Ketelaere dhe me një epërsi minimale shkuan në pushimin e madh.

Sidoqoftë, "viola" arriti të kthejë rezultatin brenda vetëm tetë minutave, Nadja barazoi në minutën e 53-të, ndërsa João Mário i dha avantazhin vendasve në minutën e 61-të.

Ndeshja e shkëlqyer u përmbyll me golin e Zalevskit për rezultatin përfundimtar 2:2, edhe pse deri në fund të dy ekipet patën shanse për fitore.

Ndërsa shansi më i mirë për triumf të Fiorentinës ishte ai i Breshaninit në minutën e 85-të, por Carneseki priti shkëlqyeshëm, ashtu si në anën tjetër De Hega ndaloi goditjen e De Ketelaeres.

Fiorentina arriti pikën e pestë në nëntë ndeshje dhe është në vendin e 18-të, ndërsa Atalanta me 11 pikë u ngjit në vendin e 12-të në tabelë.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme