(Foto/Video) Historia e modës së Kris Jenner: U shfaq me një mantil që dikur e mbante Elizabeth Taylor

Kris Jenner u shfaq në tapetin e kuq në Romë, duke mbajtur një copë mode nga arkiva – një mantil që ikona Elizabeth Taylor e kishte mbajtur pothuajse gjysmë shekulli më parë.
Kris Jenner, e cila në muajt e fundit është përballur me kritika për pamjen e saj të re dhe "fytyrën më të shtrenjtë", në rrjetet sociale tregoi një copë mode të veçantë që dikur i përkiste aktorës legjendare Elizabeth Taylor.
Bëhet fjalë për një mantil luksoz me motiv skorpioni, të cilin Taylor e mbante në vitin 1969 në festimin e 40-vjetorit të princeshës Grace të Monakos.
Jenner zbuloi se mantili tani është pjesë e koleksionit të saj privat dhe se vendosi ta veshë në tapetin e kuq në Romë, ku u shfaq së bashku me vajzën e saj, Kim Kardashian.
Mantili është krijim i shtëpisë së modës Tiziani Roma, dhe Elizabeth Taylor e kishte mbajtur në një festë të quajtur Scorpio Ball, e mbajtur në vitin 1969 në Monte Carlo. Festimi ishte i njohur për një rregull të pazakontë për mysafirët: ftesa u jepeshin vetëm atyre të lindur në shenjën horoskopike të Skorpionit, si dhe atyre që ishin të martuar me dikë të lindur në atë shenjë.
Taylor mbërriti në festë me bashkëshortin e saj, Richard Burton, i cili ishte i lindur në shenjën e Skorpionit.
Mantili është bërë nga kadifeja e zezë, ka kapuç dhe është zbukuruar me dy skorpione shkëlqyese. Për shfaqjen në Romë, Jenner e kombinoi atë me një fustan të bardhë, doreza të gjata dhe bizhuteri diamanti.
E ka mbajtur edhe Kim Kardashian.
Është interesante që Kris e bleu mantilin në një ankand, dhe më vonë ia huazoi Kim Kardashian për xhirimet e sezonit të dytë të serialit "All’s Fair". Pasi krijuesi i serialit, Ryan Murphy, mësoi historinë pas mantilit, vendosi të përfshijë në skenar një festë – të frymëzuar pikërisht nga ngjarja ku Elizabeth Taylor e mbante atë.
"Një kujtim që do ta ruaj përgjithmonë"
"Është një nder i madh që pata mundësinë të mbaja këtë arkivë të jashtëzakonshme të historisë së modës në Romë", shkroi Kris Jenner në Instagram.
Ajo gjithashtu zbuloi pse mantili ka një kuptim të veçantë për të. "Doli që edhe unë jam Skorpion dhe ndihem shumë e lumtur që kam këtë copë të bukur nga arkiva e Elizabeth Taylor në koleksionin tim", deklaroi ajo.



