Fjalimi që i shpëtoi punën Karikut

Manchester United mbrëmë bëri një kthesë të madhe në Ligën e Kampionëve, nga 0:2 në 3:2 kundër Romës. Menaxheri Michael Carrick me këtë triumf e mbajti vendin e punës në "Old Trafford".
Carrick arriti të ndryshojë disponimin e ekipit në pushimin e pjesës së parë, ai besonte në kthesën.
"Në pushimin e pjesës së parë doja që ata të ishin më pozitivë, nëse asgjë tjetër, të mos zhgënjeheshin dhe të mos frustroheshin shumë. Gjëja më e lehtë që mund të bësh kur përpiqesh vazhdimisht të bësh diçka është të ndihesh keq për veten. Nëse diçka shkon keq, zhgënjehesh. Kjo nuk do t’i ndihmojë askujt. Nëse do të ishte kështu, të gjithë do të mund të shkonim në shtëpi. Duhet të vazhdojmë të kërkojmë momentin tjetër, zgjidhjen tjetër", tha Carrick.
Carrick është i kënaqur pas fitores së madhe.
"Nuk dua të flas shumë për djemtë, për atë që mund të bëjë kjo vend, për historinë dhe të kaluarën, por ajo është aty. Ky vend bën gjëra magjike, e ka bërë më parë dhe do ta bëjë përsëri dhe përsëri në të ardhmen. Thjesht ka diçka në lidhje me këtë vend që kur kemi netë të tilla, e bëjmë në mënyrën më të vështirë. Por një moment mund të kthejë gjithë situatën në një drejtim tjetër. Kam biseduar me djemtë për këtë. Le të kemi një moment që mund të kthejë gjërat dhe e patëm", shtoi Carrick.
United ka gjashtë pikë pas katër ndeshjeve dhe aktualisht është në vendin e 17-të.
Foto/ Depositphotos



