(Foto/Video) Nikolia dhe Relja u martuan në fshehtësi: Pas 12 vitesh lidhje, thanë “po”

Nikolia Jovanoviq dhe Relja Popoviq më në fund u martuan, pas një lidhjeje dhe jete së bashku prej 12 vitesh.
Nikolia Jovanoviq dhe Relja Popoviq konsiderohen si një nga çiftet më harmonike në skenën publike serbe, duke arritur për 12 vite të mbajnë jetën e tyre private larg syve kureshtarë të publikut.
Si kurorë e dashurisë së tyre erdhën dy vajza, dhe tani vendosën zyrtarisht të kurorëzojnë lidhjen e tyre, duke premtuar dashuri të përjetshme. Lajmin e ndau botimi serb i revistës "Vogue" përmes një videoje.
Sipas raportimeve, çifti zgjodhi një ceremoni intime, duke shmangur festime luksoze dhe dekorime glamuroze. Nikolia dhe Relja lidhën martesën civile, pas së cilës pasoi një festë e vogël private në rrethin e të afërmve më të ngushtë.
Sipas kësaj, edhe zgjedhja e tyre e veshjes ishte e thjeshtë: Nikolia zgjodhi një fustan të bardhë sateni, ndërsa bashkëshorti i saj veshi pantallona të zeza në kombinim me një bluzë të zezë.
Mund të thuhet se e gjithë festa u karakterizua nga një stil modest mode dhe një atmosferë e dedikuar ekskluzivisht për njerëzit më të afërt në jetën e tyre.



