E hënë, 19 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) U martua Marshall nga “Si e takova nënën tuaj”

19.10.2026, 20:44

Aktor amerikan Jason Segel, më i njohur për rolin e Marshall Eriksen në serialin e njohur “Si e takova nënën tuaj”, u martua me partneren e tij shumëvjeçare Kayla Radomski, shkruan revista “People”.

Dasma u mbajt të shtunën e kaluar në kopshtin botanik të bibliotekës “Huntington” në Pasadena, Kaliforni.

Radomski ndau në Instagram fotografi dhe përshtypje nga ceremonia e martesës, duke shkruar se dita ishte “një ëndërr e vërtetë”. Vëllai i saj gjithashtu publikoi një foto të çiftit me mesazhin se motra e tij kishte gjetur fundin e lumtur.

Çifti u shfaq për herë të parë së bashku në publik në tetor 2023, ndërsa paraqitjen e tyre të parë të përbashkët në tapetin e kuq e patën në ndarjen e çmimeve Golden Globes në janar 2024.

Fejesën e shpallën në qershor 2025. Është interesante që Segel e ka kërkuar në martesë Radomskin pikërisht në kopshtin e bibliotekës “Huntington”, ku tani u mbajt edhe dasma e tyre.

Përveç rolit në “Si e takova nënën tuaj”, Segel është i njohur edhe për serialin “Shrinking”, ndërsa Radomski u bë e njohur si kërcimtare në shfaqjen amerikane “So You Think You Can Dance”.

Lajme të ngjashme