Gruaja e futbollistit të Romës: „Më tradhtonte edhe me prostituta, gjithçka e pashë me sytë e mi“

Amanda Martins, gruaja e futbollistit brazilian Wesli, i cili luan për Romën, në rrjetet sociale bëri akuza serioze kundër bashkëshortit të saj. Ajo pretendon se ai e ka tradhtuar disa herë gjatë martesës, përfshirë edhe me prostituta, si dhe se e la ndërsa ishte shtatzënë, shkruan gazeta italiane "La Gazzetta dello Sport".
Çifti ka një vajzë, dhe prej një kohe tashmë nuk jetojnë së bashku.
"Nuk kam menduar kurrë se do të flisja në Instagram për një pjesë kaq të rëndësishme të jetës sime. Gjithmonë kam qenë e rezervuar kur bëhet fjalë për martesën, por për shkak të gjithçkaje që lexoj në rrjetet sociale vendosa të shpjegoj se çfarë ndodhi", shkroi Amanda.
Ajo pretendon se bashkëshorti i saj nuk e ka tradhtuar vetëm një herë, por shumë herë.
"Sot nuk jemi më bashkë dhe ai mund të bëjë çfarë të dojë. Por, nuk më respektoi as kur ishim bashkë. Nuk më tradhtoi një herë, dy apo tre herë, por shumë herë. Dhe nuk bëhet fjalë për një, dy apo tri vajza, por për më shumë, përfshirë edhe prostituta", deklaroi ajo.
Sipas fjalëve të saj, dëshmitë për tradhtitë e supozuara i gjeti në telefonin celular të Weslit.
"Gjithçka e pashë me sytë e mi. Kisha akses në telefonin e tij. Gjatë atyre takimeve ai bënte foto dhe video, dhe unë i transferova të gjitha në telefonin tim. Edhe atëherë mbante unazën e martesës", rrëfeu Amanda.
Ajo shton se Wesli mohoi dyshimet e saj, madje edhe kur betohej në Zot dhe në vajzën e tyre se nuk kishte bërë asgjë.
Amanda pretendon se tradhtitë vazhduan edhe gjatë shtatzënisë së saj.
"Më tradhtonte dhe më la gjatë shtatzënisë. Megjithatë, heshta, falja dhe sinqerisht përpiqesha të krijoja një familje dhe një martesë të qëndrueshme. Por, nuk ia arriti", deklaroi ajo.
Martins rrëfeu gjithashtu se bashkëshorti, sipas pretendimeve të saj, kërkonte numra telefoni të grave të tjera madje edhe në praninë e saj, përfshirë kamarieret në restorante.
Për shkak të këtij sjelljeje, siç thotë ajo, filloi të përjetojë sulme ankthi dhe në një moment fajësonte veten për problemet në martesë.
"Mendoja se duhej të kujdesesha më shumë për veten që ai të mos kishte nevojë të shikonte gra të tjera. Por, kur burri nuk është i mirë, asgjë nga kjo nuk ka rëndësi", përfundoi ajo.
"La Gazzetta dello Sport" thekson se Wesli kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen edhe me një postim në Instagram ku tregonte një shumë të madhe parash dhe një orë dore luksoze.



