E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Scarlett Johansson shkëlqeu në të kuqe, diamantet dhe shpinë e hapur tërheqën vëmendjen

momentale.mk13.10.2026, 15:09

Aktorja hollywoodiane Scarlett Johansson tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Londër, ku në një ditë u shfaq në dy krijime të kuqe mbresëlënëse nga shtëpi mode prestigjioze.

Në premierën e thrillerit të saj kriminal "Paper Tiger", më 10 tetor, Johansson shkëlqeu në një fustan të kuq të punuar me porosi nga shtëpia e modës "Prada", shkruan "InStyle".

Fustani i gjatë dhe i rrjedhshëm kishte rripa të hollë, pjesën e sipërme të mbledhur dhe shpinën e hapur, që zbulonte tatuazhet e aktorës. Stilistja e saj Kate Young e plotësoi pamjen me këpucë të arta me platformë.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

Vëmendje të veçantë tërhoqi bizhuteria e shtrenjtë. Johansson mbante një varëse vintage me diamant 18.34 karatë dhe një unazë me diamant oval 20.18 karatë, të dy nga marka "Barron London".

Flokët e shkurtra bionde i stilizoi në një prerje valëzuese bob, e frymëzuar nga Hollywood-i i vjetër.

Më parë atë ditë, aktorja u shfaq në një ngjarje kushtuar filmit "Ray Gunn", përsëri në të kuqe, por këtë herë me një fustan pa rripa nga koleksioni "Resort 2027" i "Hermès".

Fustani me pjesën e sipërme të mbledhur dhe fundin midi të gjerë përsëri zbulonte tatuazhet në shpinën e saj, përfshirë tatuazhin e një qengji kushtuar vajzës së saj 12-vjeçare Rose Doriak. Pamjen e plotësoi me një varëse të artë dhe sandale të kuqe me taka të larta.

Lajme të ngjashme

Ky dizajn askush nuk e parashikoi – hit i sezonës në botën e thonjve dhe stilit

Manikiri, më saktë, kujdesi dhe pamja e thonjve prej kohësh kanë tejkaluar standardet e zakonshme. Në një botë ku trendet ndryshojnë thuajse gjatë natës, sezoni i vjeshtës sjell një kthesë estetike të papritur. Bëhet fjalë për atë që quhet "manikiri bambi" i frymëzuar nga modelet e drejve. Platforma si "TikTok"…

10:44
(Foto) Aktori më i bukur turk ndryshoi pamjen: Can Yaman mahniti adhurueset

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që ai vendos për një ndryshim drastik të pamjes, Can Yaman përsëri surprizoi miliona adhurues në mbarë botën. Shikoni pamjen e tij të re. Can Yaman (36) – një nga aktorët më të njohur turq, i cili prej kohësh jeton dhe punon në Romë për shkak të projekteve të shumta që e shtynë të…

10:17