Fondacioni „Trajçe Mukaetov“ shpalli konkurs për bursa

Fondacioni „Trajçe Mukaetov“ – Shkup në drejtim të realizimit të përcaktimeve të tij programore, dhe bazuar në rregulloren për kriteret, procedurën dhe përdorimin e mjeteve të Fondacionit „Trajçe Mukaetov“ – Shkup për bursa për studentët e Fakultetit të Farmacisë sipas programit të punës së fondacionit për vitin 2026 dhe vendimit të bordit drejtues të Fondacionit „Trajçe Mukaetov“ – Shkup nr. 02-26/1 miratuar më 05.11.2026 shpall
KONKURS
Për bursa për 20 studentë të farmacisë
1. KUSHTET PËR DHËNIE TË BURSËS
· Kandidatët të jenë studentë të rregullt në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi“ – Shkup në vitin e tretë ose të katërt të studimeve
· Gjatë studimeve të kenë arritur të paktën mesatare 7.5
· Të mos kenë përsëritur vit gjatë studimeve
2. DOKUMENTET E NEVOJSHME
· Kërkesë
· CV e shkurtër
· Dëshmi për provimet e kaluara dhe suksesin e arritur
3. MËNYRA E APLIKIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në adresën:
Fondacioni „Trajçe Mukaetov“ – Shkup
Bulevardi „Aleksandër Maqedonski“ nr.12
1000 Shkup
Dokumentet dorëzohen nga 09.11.2026 deri më 23.11.2026 vetëm me postë.
4. SHUMA E BURSËS
Do të bursohen 20 studentë nga viti i tretë dhe i katërt i Fakultetit të Farmacisë.
Shuma e bursës do të jetë 7.350,00 denarë në muaj (shuma neto).
Dokumentet e kandidatëve që janë të paplota ose të dorëzuara jashtë afatit nuk do të shqyrtohen.
Për rezultatet e Konkursit kandidatët do të njoftohen në adresën e tyre dhe përmes shtypit të përditshëm.
Fondacioni „Trajçe Mukaetov“ – Shkup në drejtim të realizimit të përcaktimeve të tij programore, dhe bazuar në rregulloren për kriteret, procedurën dhe përdorimin e mjeteve të Fondacionit „Trajçe Mukaetov“ – Shkup për bursa për studentët e Fakultetit të Mjekësisë sipas programit të punës së fondacionit për vitin 2026 dhe vendimit të bordit drejtues të Fondacionit „Trajçe Mukaetov“ – Shkup nr. 02-28/1 miratuar më 05.11.2026 shpall
KONKURS
Për bursa për 20 studentë të mjekësisë
1. KUSHTET PËR DHËNIE TË BURSËS
· Kandidatët të jenë studentë të rregullt në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi“ – Shkup në vitin e tretë ose të katërt të studimeve
· Gjatë studimeve të kenë arritur të paktën mesatare 7.5
· Të mos kenë përsëritur vit gjatë studimeve
2. DOKUMENTET E NEVOJSHME
· Kërkesë
· CV e shkurtër
· Dëshmi për provimet e kaluara dhe suksesin e arritur
3. MËNYRA E APLIKIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në adresën:
Fondacioni „Trajçe Mukaetov“ – Shkup
Bulevardi „Aleksandër Maqedonski“ nr.12
1000 Shkup
Dokumentet dorëzohen nga 09.11.2026 deri më 23.11.2026 vetëm me postë.
4. SHUMA E BURSËS
Do të bursohen 20 studentë nga viti i tretë dhe i katërt i Fakultetit të Mjekësisë.

PR