E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Trump shpalli Zyrën Ovale monument kombëtar

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë si monument kombëtar, me qëllim që të mbrojë pamjen e saj historike dhe arkitekturore nga ndryshimet e mëdha në të ardhmen, transmeton "Bi-bi-si".

Trump të enjten (5 nëntor) nënshkroi një proklamatë presidenciale me të cilën Zyra Ovale, dhomat ngjitur dhe salla e takimeve me anëtarët e administratës morën status të veçantë.

"E shpallim monument kombëtar dhe askush nuk do të guxojë ta prekë, shkatërrojë apo rrënojë", deklaroi Trump, duke theksuar se Zyra Ovale është një nga simbolet më të njohura të SHBA-së.

Sidoqoftë, proklamata nuk i ndalon presidentët e ardhshëm të ndryshojnë mobiljet dhe dekorimet, as të bëjnë përshtatje të zakonshme sigurie dhe funksionale, nëse nuk dëmtojnë strukturën historike të ambienteve.

Sipas dokumentit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, për mbrojtjen e ambienteve do të jetë përgjegjëse Shërbimi i Parqeve Kombëtare, ndërsa ndërhyrjet më të mëdha do t'i nënshtrohen kontrollit shtesë.

Gjatë mandatit të tij të dytë, Trump riorganizoi Zyrën Ovale, duke shtuar shumë dekorime të arta. Ekspertët ligjorë për Bi-bi-si theksojnë se statusi i ri nuk do të thotë se presidentët e ardhshëm do të jenë të detyruar të ruajnë arredimin e tij.

Lajme të ngjashme