E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ish-ministrja turke në paraburgim për shkak të skandalit financiar me vlerë miliona euro

Gjykata në Stamboll ka urdhëruar paraburgimin e ish-ministrës turke për familjen dhe politikën sociale, Fatma Betul Sajan Kaya, në kuadër të një hetimi për parregullsi financiare lidhur me krizën në fondet investuese në Turqi, raporton "Reuters".

Sipas agjencisë turke "Anadolu", Kaya, e cila ishte ministre nga viti 2016 deri në 2018, dyshohet për shkelje të ligjit për tregun e kapitalit dhe anëtarësi në organizatë të themeluar për kryerjen e veprave penale.

X (Twitter)

Fatma Betul Sayan Kaya, ish-zëvendëspresidente e Partisë AK të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, u arrestua si pjesë e një hetimi për manipulim të dyshuar që përfshin fonde investimi dhe aksione, thotë agjencia shtetërore Anadolu https://t.co/d8n2Z7HUV4

— Bloomberg (@business) 6 nëntor 2026

Shiko në X

Prokuroria dyshon se ajo ka pasur në dispozicion informacione privilegjuese që mund të ndikojnë në çmimet e instrumenteve financiare në bursë.

Një përfaqësues i partisë opozitare Yeni në shtator akuzoi Kayën dhe bashkëshortin e saj se fituan rreth 2.17 miliardë lira turke (38.64 milionë euro) nga shitja e investimeve me vlerë fillestare prej 163 milionë lirash (2.9 milionë euro).

Hetimi lidhet me dyshimet për manipulime të çmimeve të aksioneve, të cilat kontribuan në një krizë likuiditeti dhe një rënie të fortë të bursës më 16 shtator.

Bashkëshorti i saj, Iljas Kaya, është liruar me kusht që të mos largohet nga vendi.

Lajme të ngjashme