Bartlomiej Pitala shpallet qytetar nderi i Shkupit

Zhytësi polak Bartlomiej Pitala sot në seancën e Qytetit të Shkupit u shpall qytetar nderi i Shkupit.
„Bartlomiej Pitala – qytetar nderi i Shkupit, njeriu me të cilin bota dëgjoi për pasurinë tonë! Në 338 metra nën ujë, në thellësitë e Vrelos, zhytësi polak Bartlomiej Pitala shkroi histori! Në kuadër të ekspeditës ndërkombëtare ‘Vrelo 2026’, ai arriti thellësi rekorde, duke e bërë Vrelon tonë në Matkë shpella më e thellë nënujore në botë të eksploruar nga njeriu. Një arritje e guximit të jashtëzakonshëm, njohurive dhe përkushtimit, realizuar me mbështetjen e një ekipi zhytësish nga Maqedonia, Polonia dhe Italia“, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Ai tha se ky sukses historik është një mundësi e madhe që edhe më shumë turistë, studiues dhe dashamirës të natyrës të vizitojnë qytetin tonë dhe të zbulojnë pasurinë që kemi.
Gjorgjievski thekson se me këtë njohje, Shkupi i jep nderim të merituar Pitalës – njeriut që zhvendosi kufijtë e eksplorimit dhe na dha një arsye të madhe tjetër për krenari.
„Zoti Pitala, la gjurmë në historinë e Vrelos dhe në zemrën e Shkupit. Nga sot, qyteti ynë është edhe i tij!“, njoftoi kryetari.



