Barcelona e zgjat kontratën me kapitenin

Kapiteni i Barcelonës, Rafinja, e zgjati kontratën deri më 30 qershor 2030, njoftoi klubi.
Kontrata aktuale e futbollistit brazilian 29-vjeçar ishte e vlefshme deri në qershor 2028.
Rafinja ka shënuar 19 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, prej të cilave 15 në kampionatin spanjoll, dhe ka dhënë edhe tre asistime.
Në vitin 2022, ai u transferua nga Leeds në Barcelonë, me të cilën fitoi tri tituj kampion, Kupën e Mbretit dhe tri Superkupat e Spanjës.
Derisa tani, ai ka luajtur 190 ndeshje për klubin katalanas, ka shënuar 94 gola dhe ka dhënë 62 asistime.
Foto/ Depositphotos



