E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

LDP: Dorëheqje urgjente dhe interpelancë për Koçoska dhe Slaveski pas deklaratave skandaloze për Alta Bankën

Kaos institucional dhe dëshmi alarmante për kolaps të plotë të pushtetit është prania e ministres së financave që nuk është konsultuar fare nga guvernatori për hyrjen në Alta Bankë dhe për skandalet milionëshe. Kjo nuk është vetëm neglizhencë apo gënjeshtër, as vetëm paaftësi e lartë – kjo është papërgjegjshmëri, sjellje kriminale dhe për këtë duhet të ketë pasoja urgjente, thonë nga LDP-ja.

„Ndërsa qytetarët maqedonas shqetësohen për kursimet e tyre dhe përballen me llogari të bllokuara, njeriu kryesor i financave publikisht i la duart, duke pretenduar se për skandali më i madh financiar në shtet informohet vetëm nga mediat. Kjo është dëshmi se qeveria funksionon si një orkestër e çrregullt ku secili luan për vete, ndërsa financat shtetërore dhe siguria e popullit po dërgohen në humnerë. As nuk e dinin, as nuk u interesonte, dhe tani bëhen vëzhgues të habitur që e kanë bërë sistemin të shembet deri në themele“, thonë nga partia.

Partia Liberal-Demokrate (LDP) kërkon largim urgjent, dorëheqje dhe paraqitje të interpelancës për ministren e financave dhe për guvernatorin.

„Ju jeni shkatërrues që po shkatërroni shtetin me paaftësinë e përditshme, pjekurinë e pamjaftueshme dhe përgjegjësinë kriminale. Për skandale të tilla të papara nuk mbahen konferenca për shtyp për të larë duart, por dorëheqje e qeverisë së tërë. Ikni menjëherë, sepse jeni të paaftë dhe të dëmshëm! Me buxhetin keni bërë kaos, na keni borxh deri në pafundësi, keni shpuar xhepat e qytetarëve, i keni gjunjëzuar bankat dhe u mundësoni komisionet që grabisin popullin. Shteti nuk është një lokal privat i juaji, dhe populli nuk do t’ju paguajë më gabimet katastrofale“, shkruhet në njoftimin e LDP-së.

Lajme të ngjashme