E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Banka Popullore: Në vitet 2025 dhe 2026 nuk ka transferim të shumave të mëdha të mjeteve në dhe drejt Serbisë dhe Rusisë përmes “Alta Banka”

Lidhur me pretendimet në publik për transferimin e shumave të mëdha të mjeteve në dhe drejt Serbisë dhe Rusisë përmes “ALTA banka” AD Bitola, Banka Popullore informon se bazuar në të dhëna të analizuar në detaje, nuk janë vërejtur transaksione të tilla gjatë vitit 2025 dhe deri në tetor 2026.

“Të dhënat tregojnë se transaksionet e klientëve të Bankës me Serbinë janë në shuma të papërfillshme, veçanërisht duke marrë parasysh volumin e qarkullimit të pagesave dhe operimin e rregullt të “Alta banka” AD Bitola. Në vitin 2025 dhe deri në tetor 2026, të ardhurat nga Serbia arrijnë në 2.2 milionë euro dhe 6.2 milionë euro, përkatësisht, ndërsa daljet janë 5.3 milionë euro dhe 7.2 milionë euro. Këto transaksione lidhen me operimin e rregullt të klientëve të bankës”, njoftoi Banka Popullore.

Në të njëjtin periudhë, shtojnë nga aty, të ardhurat dhe daljet nga dhe drejt Rusisë nuk janë regjistruar në qarkullimin e pagesave dhe bilancin e Bankës.

Lajme të ngjashme