E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Desham është zgjidhje për krizën në "Old Trafford"?

Manchester United ka kontaktuar Didier Desham, i cili është një nga kandidatët për pozicionin e trajnerit të ri të gjigantit anglez, raporton francezi "Footmercato".

I njëjti burim thekson se ardhja në "Old Trafford" nuk është prioritet për shkak të situatës së paqëndrueshme në klub dhe pakënaqësisë së tifozëve ndaj punës së drejtuesve.

Klubi nga "Old Trafford" po shqyrton një numër të madh opsionesh për ndryshimin e stolit pasi pozicioni i Michael Carrick po bëhet gjithnjë e më i pasigurt pavarësisht fitores së fundit kundër Romës.

Përveç specialistit francez, midis kandidatëve përmenden edhe Julian Nagelsmann dhe Unai Emery, i cili, sipas informacioneve nga Ishulli, është afër rinovimit të bashkëpunimit me Aston Villa.

Desham është pa angazhim pas 14 vjetëve në stolin e përfaqësueses franceze, ai aktualisht po shqyrton opsione për vazhdimin e karrierës dhe nuk përjashton mundësinë të presë deri në fund të sezonit dhe atëherë të marrë një vendim për angazhimin e ri.

Ardhja eventuale e Desham në stolin e United do të nënkuptonte kthimin e francezit në Premier League ku ai luajti si lojtar për Chelsea në sezonin 1999-2000.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme