PIOM: Pensionistët të jenë të qetë, pagesa e pensioneve është prioritet

Drejtori i Fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidore, Nikola Memov sot në ambientet e Bankës Popullore të Maqedonisë, mbajti takim me guvernatorin e NBRM-së Trajko Slaveski dhe kryetaren e Bashkimit të Shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova.
Në takim u diskutua për gjendjen aktuale me Altabankën dhe aktivitetet që po ndërmerr Banka Popullore për pagesën e pandërprerë të mjeteve të pensionistëve në bankë.
Drejtori i Fondit Memov, guvernatori Slaveski dhe kryetarja e Bashkimit, Trajkova nga takimi i ftuan pensionistët të jenë të qetë, pasi pagesa e mjeteve për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale është prioritet në aktivitetet e Bankës Popullore.
Memov shpjegoi se Fondi i PIOM-it në mënyrë të pandërprerë dhe të vazhdueshme u jep të gjitha pensionistëve që janë paraqitur, në të gjitha filialet, certifikata që mund t’u shërbejnë për t’u regjistruar te mbajtësi i ri i pagesave (banka), ku Fondi do të kryejë pagesën e pensionit.
Është e nevojshme të theksohet, thonë nga PIOM, se e gjithë procedura e zgjedhjes së bankës ku merret pensioni, respektivisht ndryshimi i saj, zhvillohet individualisht dhe çregjistrimi, respektivisht regjistrimi në bankën ku pensionisti merr pensionin nuk varet nga Fondi.
Gjatë ndryshimit të bankës pensionistët duhet të çregjistrohen nga banka ku marrin pensionin dhe më pas të shkojnë në bankën ku do të vazhdojnë ta marrin pensionin. Në këtë rast mund të dorëzojnë certifikatën që e jep Fondi, në të cilën përmban numrin pensionit të pensionistit. Kjo është e nevojshme sepse bankat çdo muaj i dërgojnë Fondit listën me llogaritë transaksionale të pensionistëve që marrin pension në bankën e tyre dhe Fondi bazuar në këtë kryen pagesën e mjeteve për pensione.
Në takim u theksua se nuk ka nevojë që pensionistët të nxitojnë me procesin e ndryshimit të bankës, sepse prioritet i NBRM-së është pagesa e mjeteve për pensionistët.



