Mickoski: LSDM nuk sulmon Qeverinë, por sfidon edhe vlerësimet e Bankës Botërore dhe FMN-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përgjigje të një pyetjeje gazetareske se si komenton akuzat nga opozita LSDM se Qeveria falsifikon borxhin publik, tha:
„E lexova edhe atë njoftim nga opozita LSDM. Prandaj është mirë që prokuroria publike të merret me këtë vepër penale sabotazh, sepse ajo që thonë ata nuk është vetëm politikë ditore. Kjo është shumë më thellë se kaq dhe hyn në themelet e shtetit. Fat që nuk kanë kredibilitet te qytetarët, prandaj atë që thonë, rrallë kush e beson, përveç në atë rreth ku ata lëvizin. Kështu që ajo që thonë më shumë has në refuzim sesa në miratim. A nuk mund të njihni, ndërsa jeni pjesë e Bankës Botërore ose Fondit Monetar Ndërkombëtar, performanca më të mira në ekonominë maqedonase dhe të niveloni vlerësimet tuaja për vitin 2026, nëse Qeveria falsifikon? Jo. Natyrisht që jo. Në këtë mënyrë ata akuzojnë Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, jo Qeverinë. Prandaj them kur dërgoni një mesazh të tillë, nuk është vetëm një mesazh politik, por një mesazh që godet drejtpërdrejt në themelet e shtetit. Do ta përsëris, fat është që personat që dërgojnë një mesazh të tillë nuk kanë asnjë kredibilitet politik. Prandaj përsëri do t'u drejtohem qytetarëve, të jenë të qetë, e dimë saktësisht çfarë bëjmë dhe ku po e çojmë shtetin, dhe rezultatet njihen nga të gjithë partnerët tanë. Ja edhe sot ekselenca e tij ambasadori e tha këtë dhe të gjithë ata që vijnë këtu për përparimin që po bëjmë dhe për rezultatet ekonomike që kjo Qeveri i realizon.“



