E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nesër, mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 8, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë.

Në Shkup, do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.


MOTI NË DITËT E ARDHMES

Derisa të dielën do të mbajë mot stabil me periudha me diell. Gjatë fundjavës temperatura e mëngjesit në disa vende do të zbresë nën zero, dhe në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Pastaj deri në mes të javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës dhe kushte për shi të lehtë lokal.

Lajme të ngjashme