Moti i ndryshueshëm me periudha të herëpashershme me diell

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 4 deri në 11, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë.
Në Shkup, kryesisht me re. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.
Moti në ditët në vijim
Që nga sot moti do të jetë stabil dhe i thatë me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Të enjten, të premten dhe të shtunën do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Nga e premtja vranësira do të ulet. Gjatë ditëve të fundjavës priten mëngjese më të ftohta me temperaturë minimale që në disa vende do të zbresë nën zero gradë.



