Deri të dielën mot i qëndrueshëm me periudha me diell dhe mëngjese të ftohta

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët lindore do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 9, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë, njofton UHMK.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
Deri të dielën do të mbetet mot i qëndrueshëm me periudha me diell. Gjatë fundjavës temperatura e mëngjesit në disa vende do të zbresë nën zero, dhe në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë kushte për shi të dobët lokal.



