E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Dy të punësuar në Universitetin „Goce Dellçev“ dyshohen për mashtrim kompjuterik prej 21.000 eurosh

Zyra Themelore Publike Prokuroria në Shtip ka nisur procedurë kundër dy personave për dyshime se si bashkëkryerës kanë kryer vepra penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafi 1, si dhe Mashtrim kompjuterik sipas nenit 251-b paragrafi 2 në lidhje me paragrafi 1 të Kodit Penal.

Të denoncuarit, në cilësinë e personave zyrtarë – të punësuar në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, kanë shfrytëzuar pozitën zyrtare duke përfituar për vete dobi materiale më të madhe.

Në periudhën nga viti 2021 deri në 2026, duke tejkaluar kufijtë e detyrave dhe autorizimeve të tyre zyrtare, e dyta e dyshuar, e punësuar si referente për çështje studentore në një nga fakultetet, pas udhëzimeve të marra nga i pari i dyshuar, drejtuesi i Sektorit për „E-Indeks“, ka futur në sistemin informatik të Universitetit të dhëna të rreme. Me veprime të paligjshme të ndryshimit, fshirjes ose fshehjes së të dhënave në bazën për indeksin elektronik, të denoncuarit kanë shkaktuar rezultate të rreme gjatë përpunimit elektronik dhe transmetimit të të dhënave, dhe për këtë kanë përfituar dobi materiale që aktualisht vlerësohet në 21.000 euro.

Prokurori publik ka dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Lajme të ngjashme