Detaje të reja për vdekjen e dyfishtë në Bogdanci: po hetohet vrasje dhe vetëvrasje, më parë kishte një kallëzim për dhunë

Indikacionet fillestare tregojnë për vrasje dhe vetëvrasje në rastin me dy trupat pa jetë të gjetur dje në Bogdanci, njëri në një automjet të djegur, dhe tjetri në afërsi të tij, thonë nga Prokuroria.
Nga aty njoftojnë se një prokuror publik ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe ka lëshuar disa urdhra për sigurimin e provave. Është urdhëruar obduksioni i dy trupave, dhe janë siguruar edhe incizime nga kamerat e sigurisë. Rasti do të hetohet më tej për të përcaktuar plotësisht rrethanat.
Prokuroria konfirmoi se më parë, më 16 tetor, ishte dorëzuar një kallëzim për kërcënim të sigurisë, pas të cilit menjëherë filloi procedura. Ndërkohë, në procedurë civile, personit i janë caktuar masa mbrojtëse nga dhuna në familje.
Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara më parë, në automjetin e djegur ishte gjetur një vajzë 17-vjeçare, për të cilën ka dyshime se është vrarë nga i dashuri i saj 21-vjeçar, i cili gjithashtu u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes. Disa media, duke iu referuar burimeve të tyre nga hetimi, raportuan më parë se vajza ishte ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj dhunës nga ana e të dashurit, dhe ishte raportuar edhe një sulm fizik.
Rasti me dy trupat pa jetë u zbulua dje kur një banor i Bogdancit raportoi se në vendin e quajtur "Çesma e Içes", në Fshatin e Epërm, kishte vënë re një automjet të djegur të parkuar, pranë të cilit kishte një trup pa jetë.
Oficerët e policisë konfirmuan se personi i gjetur pranë makinës ishte V.G., 21 vjeç nga Bogdanci, vdekjen e të cilit e konstatoi një ekip i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore nga Spitali i Përgjithshëm në Gevgelinë. Pasi zjarrfikësit lokalizuan zjarri, në brendësi të automjetit u gjet një trup tjetër i djegur pa jetë që i përkiste vajzës së re.


