E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

MPB me detaje: Djaloshi 21-vjeçar që u gjet i vdekur në Bogdanci ishte raportuar për dhunë ndaj të dashurës së tij

Djaloshi njëzet e një vjeçar V.G., i cili u gjet i vdekur pranë një automjeti të djegur afër Bogdancit, ishte raportuar në polici për dhunë, njoftuan nga MPB. Në polici e kishte raportuar babai i të dashurës së tij 17-vjeçare.

Më parë, më 01 tetor në orën 01:30 nga ana e Xh.K. (46) në Gjevgjeli është raportuar se më 30.09.2026 rreth orës 21:00, pas një grindjeje verbale mes vajzës së tij 17-vjeçare dhe V.G. (21), të cilët ishin në një lidhje dashurie, në shtëpinë familjare të V.G. në Bogdanci, ai kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe i kishte drejtuar kërcënime për jetën nëse largohej nga shtëpia.

V.G. i kishte dëmtuar telefonin mobil me qëllim që ajo të mos mund të thërriste policinë. Në një moment, e mitura arriti të ikë nga shtëpia përmes dritares, ku iu dha ndihmë nga kalimtarë rastësorë që thirrën policinë dhe ajo u dërgua në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore pranë Spitalit të Përgjithshëm Gjevgjeli.

Për ngjarjen u njoftua Prokurori Publik dhe u përpilua Procesverbal për pranimin e raportit për kryerjen e veprës penale "dëmtim trupor" sipas nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal. Nga ana e punonjësve të policisë më 01 tetor, V.G. (21) u arrestua dhe u zhvillua intervistë zyrtare. Më 14 tetor, kundër tij u ngrit padi penale për kryerjen e veprës penale "dëmtim trupor".

Lajme të ngjashme