E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Komisioni Evropian njeh rezultatet konkrete të reformave në drejtësi, thonë nga Drejtësia

Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 vë në dukje arritje pozitive në drejtësi dhe njeh përparimin në përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale në përputhje me standardet evropiane, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

"Ndër arritjet më të rëndësishme janë përparimi në zbatimin e Strategjisë për reformën e drejtësisë 2024–2028, miratimi i Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor, i cili në masë të madhe adreson rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe miratimi i Ligjit të ri për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Në Raport vërehen gjithashtu miratimi i ligjeve për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, Ligji i ri për procedurën civile, përparimi në përgatitjen e Udhërrëfyesit për sundimin e ligjit, si dhe përputhshmëria e përgjithshme e kornizës ligjore për të drejtat themelore me standardet evropiane", thuhet në njoftim.

Për Ministrinë e Drejtësisë, këto vlerësime përbëjnë një konfirmim të rezultateve të arritura, por edhe një detyrim shtesë për vazhdimin e reformave. Ata thonë se vëmendje e veçantë në periudhën në vijim do t'i kushtohet zbatimit të përkushtuar të zgjidhjeve ligjore dhe përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme