E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ministria e Mbrojtjes: Reforma për ushtarët profesionistë që mbushin 45 vjet tashmë jep rezultatet e para pozitive

Reforma në mbrojtje tashmë jep rezultatet e para pozitive, duke sjellë siguri dhe zgjidhje të qëndrueshme për ushtarët tanë profesionistë. Sot në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkruan kontrata punësimi me ushtarë profesionistë që mbushin 45 vjet, si persona civilë në Ministri, të cilët statusin e tyre do ta transformojnë në persona civilë në Ushtrinë maqedonase.

Nënshkrimi i sotëm i kontratave është pikërisht rezultat i reformës që më parë ushtarët profesionistë nuk ishin në gjendje ta përfitojnë. Ushtarët që sot nënshkruan kontratat për punësim me kohë të pacaktuar, më parë planifikonin të largoheshin me kompensim financiar (shpërblim). Në vend që të largohen nga shërbimi, ata pas moshës 45 vjeç do të vazhdojnë të punojnë si persona civilë deri në pensionimin e tyre, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo reformë thelbësore, e cila është rezultat i punës së përbashkët me përfaqësuesit e sindikatave dhe me Shtabin e Përgjithshëm, pas dekadash vë pikë pasigurive dhe u hap një mundësi të re, shtesë ushtarëve profesionistë — transformimin e statusit të punës nga me kohë të caktuar në me kohë të pacaktuar.

Ndërkaq, opsionet ligjore ekzistuese, si kompensimi në vlerë të dy pagave mesatare në shtet për çdo vit të kaluar në Ushtri, si dhe transferimi në organet e pushtetit shtetëror dhe lokal, mbeten në fuqi për ata që zgjedhin këtë mundësi.

Qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm është i njëzëshëm: nuk ekziston personel më i mirë, më me përvojë dhe më i trajnuar për kryerjen e detyrave sesa njerëzit që kanë kaluar gjithë jetën e tyre profesionale në Ushtri. Ushtarët profesionistë janë një nga shtyllat e sigurisë sonë dhe kjo është mënyra e duhur që shteti t’u shprehë mirënjohje për kontributin e tyre, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme