E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nuk ka raste të reja të etheve të lumit Nil Perëndimor gjatë javës së kaluar, sipas raportit të fundit të IJS

Në vitin 2026, deri më 27.10.2026, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 72 raste të etheve të lumit Nil Perëndimor, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

• Nga rastet e regjistruara, sipas definicionit të rastit, 67 konsiderohen të konfirmuara, dhe pesë si të mundshme.

• Sipas vendbanimit të të sëmurëve, 64 raste janë nga Shkupi (48 nga qyteti i Shkupit dhe 16 nga komunat përreth qytetit të Shkupit), tre raste nga Velesi (2 nga Velesi dhe një nga Çashka), dy raste nga Kavadarci (një nga Kavadarci, një nga Rosomani) dhe nga një rast nga Kumanova, Shën Nikolla dhe Tetova.

• Janë regjistruar 71 raste autoktone dhe një rast me histori udhëtimi në Greqi, por periudha e inkubacionit përfshin edhe qëndrimin në Maqedoni.

• Nga rastet e regjistruara, 53 ose 73,6% janë meshkuj, dhe 19 ose 26,4% janë femra.

• Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, pjesa më e madhe janë persona mbi 60 vjeç – 59 (81,9%), shtatë persona në moshën 50-59, dy persona në moshën 40-49, një person në moshën 30-39, dhe tre persona në moshën 20-29 vjeç. Mosha mesatare është 66,5 vjet (SD ± 13,0 vjet; min 25, max 85).

• Fillimi i simptomave te shumica e të sëmurëve – 39 ose 54,2%, është regjistruar në muajin gusht. Me fillim të simptomave në shtator janë regjistruar 12 raste (16,7%). Në 17 raste (23,6%) fillimi i simptomave është në muajin korrik, dy në qershor, dhe një rast në maj dhe tetor.

• Të gjithë të sëmurët me sëmundje neuroinvazive (70) janë hospitalizuar, 68 në Klinikën Universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dhe nga një në Adžibadem Sistina dhe Klinikën Zhan Mitrev.

o Dalë nga spitali – 57 ose 81,4% nga rastet e konfirmuara të hospitalizuara;
o Akoma në trajtim – 1 (1,4%) nga rastet e konfirmuara të hospitalizuara;
o Vdekje – 12 nga rastet e konfirmuara të hospitalizuara;
o Koha mesatare e trajtimit (personat e dalë nga spitali/vdekur) – 15 ditë.

• Gjatë vitit 2026, deri më 27.10.2026, janë regjistruar 12 raste vdekjesh te pacientët me sëmundje neuroinvazive të ZNT-së me letalitet prej 16,7% nga rastet e konfirmuara të regjistruara.

o Njëmbëdhjetë persona të vdekur janë meshkuj, një person është femër;
o Shpërndarja sipas moshës – mosha mesatare është 71,3 vjet (SD ± 6,5 vjet; min 61, max 83);
o Personat e vdekur janë nga Shkupi (10), Rosomani (1) dhe Kumanova (1);
o Të gjithë personat e vdekur kanë qenë të hospitalizuar;
o Tek njëmbëdhjetë persona të vdekur janë regjistruar komorbiditete.
o Diagnoza është konfirmuar me test serologjik të likorit.

• Më 11.08.2026, Qendra për Shëndet Publik Shkup raportoi epidemi të etheve të lumit Nil Perëndimor në komunat Kisela Voda, Gazi Baba, Aerodrom dhe Butel.

Gjatë javës së kaluar (21-27.10.2026), është raportuar një person i dalë nga spitali me raportim retrograd. Nuk janë regjistruar raste të reja të ZNT-së, thuhet në raportin e IJS-së.

Lajme të ngjashme