(Video) Filipçe për Mickoskin: Respektoj funksionin, por jo ty personalisht, kryeministër

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme për pyetje deputetësh në Kuvend, i drejtoi kritika të ashpra kryeministrit, Kristian Mickoski, për mënyrën e ushtrimit të pushtetit, fushatat propagandistike, diskreditimet, fyerjet ndaj qytetarëve, lidhjet kriminale me Vuçiqin, shmangien e përgjigjeve konkrete para publikut dhe shiturjen e vendit.
"Dua të them, i nderuar kryeministër, por nuk mundem. Respektoj funksionin, por ty personalisht, kryeministër, jo, kryesisht për shkak se në këtë mënyrë ushtron pushtetin. Përdor mekanizma të ndryshëm propagandistikë, fushata të rreme, njollosje, diskreditime", tha Filipçe.
Ai theksoi se kryeministri më shumë se dy vjet shmang përgjigjet konkrete, dhe në vend të llogaridhënies ofron fyerje dhe shpërqendrime.
"Nuk përgjigjesh në asnjë pyetje ashtu siç e parashtrojmë dhe në asnjë pyetje konkrete nuk ke dhënë përgjigje gjatë më shumë se dy viteve të fundit. Unë do të përpiqem tani të parashtroj një pyetje shumë të rëndësishme. Sinqerisht shpresoj që të mos dëgjojmë përsëri pjesë nga folklori yt, mbyllje, hekurudha, pranga, mbeturina, mediokritet dhe kështu me radhë. Ndërtesë në Dubai dhe Haris Xhinoviç", theksoi Filipçe.
Kryetari i LSDM-së tha se sistemi i mbështetjes politike nga Hungaria dhe Serbia po humbet me rënien e Vuçiqit dhe se do të duhet të përgjigjet për pyetje edhe jashtë sallës së Kuvendit.
"E di që tani nuk të është e lehtë, nuk është më as mentori i dytë. Ai sistem mbështetës nga Serbia ngadalë po humbet dhe do të mbetesh vetëm. Lind pyetja se çfarë do të bësh? Me siguri do të duhet të përgjigjesh për pyetje jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera", tha ai.
Filipçe hapi edhe çështjet për rrjedhat financiare, duke theksuar se informacionet për transferime të mundshme parash nga Serbia kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi.
"Do të hapen pyetje për paratë kineze nga Hungaria, për Altha Bankën, për atë nëse me të vërtetë, siç kemi gjithnjë e më shumë informacione, ka transferim parash nga Serbia këtu. Disa dokumente i pashë para disa ditësh. Nëse është kështu, më vjen njerëzisht keq për ty, të them të drejtën, jo politikisht, por vetë zgjedh rrugën", tha Filipçe.
Ai shtoi se për pyetjet para institucioneve kompetente nuk do të mund të përgjigjet me të njëjtin mënyrë shpërqendrimi.
"Me siguri do të përgjigjesh edhe për transferimin e drogës përmes kufirit, atëherë para atyre institucioneve nuk do të mund të shpërqendrosh dhe të jepen informacione të rreme", theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.




