E enjte, 29 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Manasievski: Zaev dhe Filipçe morën këshilltarë nga SNS në qeveri, Obradoviç dhe Bashanoviç janë mishërimi i Vuçiçit

Zaev dhe Filipçe morën këshilltarë nga SNS në qeveri, Obradoviç dhe Bashanoviç janë mishërimi i Vuçiçit, akuzoi Valentin Manasievski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

„Aleksandar Obradoviç është një mashtrues ballkanik, i cili ishte këshilltar i Zaevit, pastaj donte ta emëronte edhe drejtor të ELEM-it, por për shkak të presionit nga VMRO-DPMNE dhe qytetarët, kjo u ndalua. Por, në vitin 2021, Obradoviç u bë drejtor i një kompanie në pronësi të ELEM-it. Njeriu që u shkarkua nga pozicioni i drejtorit të Elektroekonomisë së Serbisë, për shkak të luksit dhe hedonizmit. Ja, këta njerëz nga bota serbe solli Zaev në Maqedoni. Nga ana tjetër, kemi Zoran Bashanoviç, kunati i Aleksandar Vuçiçit, të cilin Zaev e strehoi në Qeveri. Aktualisht shef i PR-së së LSDM-së, i cili së bashku me Miljan Shçekiç përgatisin komunikatat dhe konferencat për shtyp të Venko dhe shokëve të tij“, tha Manasievski.

Ai tha se Bashanoviç është njeriu për të cilin thuhet se i ka lidhur Zaevin dhe Ciprasin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

„Gjithashtu, në publik flitet se ai ka qenë përgjegjës për marrëveshje në sektorin e energjetikës, në koordinim me Zoran Zaevin? A ka marrë kompania nga Kolašina, „Zobek Mining Group“, kontratën më të shtrenjtë me ESM-në, sepse kompania „Lignitorihia Ahlada“, e cila ishte koncesionare e minierës me të njëjtin emër për nxjerrjen e qymyrit, ishte pikërisht nga Greqia? Zoran Bashanoviç dhe Zoran Zaev nuk janë të rinj në këtë bashkëpunim, ata janë një tandem i mirë që prej kohësh. E njëjta kompani „Zobek Mining Group“ i bleu Filipçes një makinë të markës „AUDI“. Ja për këtë arsye janë të pakënaqur edhe Filipçe edhe LSDM, sepse nuk janë në pushtet që të mund të vendosin tendera me njerëzit e Vuçiçit. Filipçe dhe Zaev janë në të njëjtën linjë me Aleksandar Vuçiçin“, tha Manasievski.

Lajme të ngjashme