(Video) Manasievski: Filipçe, Zaev dhe Kovacevski janë shokët e parë të Vuçiçit, nuk mund të lahen sa të përpiqen

Filipçe, Zaev dhe Kovacevski janë shokët e parë të Vuçiçit, nuk mund të lahen sa të përpiqen, tha në konferencë për shtyp Valentin Manasievski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
„Filipçe gjatë kohës së krizës COVID shtronte tapete të kuqe për të pritur një numër të vogël vaksinash të dhuruara nga Vuçiçi dhe me lavdërime t’i përshëndeste“.
Të gjitha këto, shton Manasievski, ndodhnin sepse Filipçe donte të fitonte përfitime nga blerja e vaksinave në Maqedoni.
„Zaev i thoshte fjalë të këqija Vuçiçit përpara prankierëve rusë, pastaj kur ajo thirrje u bë publike i kërkoi falje vetë Vuçiçit dhe thoshte se ajo që kishte thënë për të nuk ishte e vërtetë. Më nënpërshtrim dhe me shpinë të përkulur. Pastaj e pritnin në pikat kufitare, i falënderonte dhe e lavdëronte në çdo mënyrë të mundshme.
Për Kovacevskin mendoj se nuk duhet të flasim, ai ishte shoku kryesor i Vuçiçit me të cilin këndonin dhe pinin deri në orët e hershme të mëngjesit. Sigurisht për Republikën e Maqedonisë nuk pati përfitime nga kjo.
Bota serbe në Maqedoni u promovua nga Zaev, Filipçe dhe Kovacevski“.
E promovuan, thotë Manasievski, edhe botën bullgare dhe atë ruse, vetëm jo atë maqedonase.
„Prandaj edhe qytetarët nuk u japin besim. Janë lexuar“.




