E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Lazarov zgjodhi ekipin për duelët me Luksemburgun dhe Greqinë

Selektori i përfaqësueses së hendbollit të Maqedonisë, Kiril Lazarov, e publikoi listën e lojtarëve për duelët me Luksemburgun dhe Greqinë në kualifikimet për plasman në Kampionatin Evropian të vitit 2028.

Në listën e Lazarovit prej 18 hendbollistësh, nuk ka vend për pikerin e Eurofarm Pelisterit, Zharko Peshevski, ndërsa bashkëlojtar i tij në klub, veterani Nikola Mitrevski, ndodhet mes rezervave.

Në kuadër të javës së EHF-së, për Maqedoninë do të debutojë Dmitro Horiha.

Selektori caktoi grumbullimin e parë për të dielën në hotelin Aleksandar Palas.

Burimi dhe Foto/ macedoniahandball.com.mk

Lajme të ngjashme