Cvetanovski nga LDP: NDAL për çmendurinë e re të Qeverisë – populli urinë, administrata rritet

Është krejtësisht e papranueshme që Qeveria të hapë rrugë për një rritje të re të administratës ndërsa qytetarët mezi e kalojnë muajin, numërojnë para për ushqim dhe faturat dhe pyesin se si t9i ushqejn9 familjet e tyre, thot9 Dejanço Cvetanovski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LDP-së.
Sipas tij, në vend që të investojë në dixhitalizim, inteligjencë artificiale dhe institucione më efikase, pushteti rrezikon të krijojë një sistem edhe më të shtrenjtë që përsëri do ta paguajnë qytetarët. „Populli po shtrëngon rripin, ndërsa pushteti po shtrëngon radhët e makinerisë partiake! A është kjo vizioni i tyre për Maqedoninë moderne? Shpenzime më të mëdha, më shumë burokraci dhe institucione ku interesat partiake do të jenë më të rëndësishme se ekspertiza dhe kualifikimet?
Kjo kujton rrezikshëm kohën e Gruevskit, kur administrata publike po kthehej në plaçkë partiake, ndërsa qytetarët paguanin çmimin e llogarive politike. Nuk duhet të lejojmë përsëri që shteti të kthehet në shërbim të partive në pushtet".
Çdo njeri që punon me ndershmëri, nënvizon Cvetanovski, meriton siguri, dinjitet dhe mbrojtje të duhur.
Por, siç vlerëson ai, kjo nuk duhet të jetë justifikim për shmangien e kritereve, neglizhencën e kualifikimeve dhe krijimin e një barrë shtesë mbi financat publike.
"Duhet procedura transparente, administratë profesionale dhe mundësi të barabarta për të gjithë, jo zgjidhje që ngjallin dyshime për punësime partiake", thekson anëtari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Liberal-Demokrate (LDP), Dejanço Cvetanovski.
Dhe kur e gjithë kjo ndodh në kohë presionesh serioze ekonomike mbi buxhetin familjar, lind patjetër pyetja: a po i zgjidh Qeveria problemet e qytetarëve apo po përgatit infrastrukturën e saj partiake për zgjedhjet e ardhshme?
Është koha të themi NDAL politikave që e bëjnë shtetin më të shtrenjtë dhe jetën e qytetarëve më të vështirë! Maqedonia ka nevojë për më pak burokraci, më shumë dixhitalizim, staf profesional dhe institucione funksionale, jo për apetitet e reja partiake në kurriz të popullit.
Mjaft qytetarët kanë paguar, ndërsa partitë kanë përfituar – shteti nuk është plaçkë partiake, dhe paratë publike nuk janë fond zgjedhor i pushtetit".



