(Video) Manasievski: Pse Filipçe tha se ka një makinë prej 6.000 eurosh, e cila nuk është futur në listën anketuese?

"Sinonimi për Filipçen është gënjeshtër, manipulim dhe korrupsion", tha sot në konferencë për shtyp, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Valentin Manasievski.
"Njeriu thjesht nuk mund të mos gënjejë. Filipçe gënjeu për migrantët, për programin IPARD, për raportin e Vajc, për falimentimin e shtetit, për anketat, gënjeu se vaksinoi nipin, gënjeu se nuk ka vizë të artë, tani së fundmi gënjeu se kishte një makinë prej 6.000 eurosh. Filipçe është gënjeshtar i lindur", theksoi ai.
Siç tha Manasievski, në raportin anketues të dorëzuar në DKSK, Filipçe nuk kishte një makinë prej 6.000 eurosh, por dy automjete motorike, një i bashkëshortes, një Mercedes prej 44 mijë eurosh dhe një motor prej 25 mijë eurosh.
"Pse Filipçe tha se ka një makinë prej 6.000 eurosh, e cila nuk është futur në listën anketuese? A mos ndoshta çmimi i makinës është më i lartë dhe është marka AUDI marrë si dhuratë për tender? A fsheh Filipçe diçka nga publiku? Për më tepër, çfarë tjetër do të gënjejë Filipçe? Nëse gënjen për një çështje të tillë, kush e di për çfarë tjetër do të gënjejë më tej nëse vjen në pushtet. Nuk duhet të ketë vend në politikë për mitomanët si Venko Filipçe", tha Manasievski.




