E diel, 25 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) “Pse nuk mund të hyjmë?” – N1 para ambienteve të një qendre të dyshuar telefonike të SNS, nën dyshim për presion ndaj votuesve

25.10.2026, 12:27

🔴Lajmet më të fundit për zgjedhjet në Serbi ndiqini KËTU.

Ekipi i televizionit serb N1 nuk mori leje të hyjë në ambientet në rrugën Skadarska 51 në Beograd, pasi qytetarë raportuan dyshime se aty ndodhet një qendër telefonike e Partisë Progresive Serbe (SNS) nga e cila dyshohet se ushtrohet presion ndaj votuesve.

Ekipi i gazetarëve vizitoi adresën pas thirrjes së qytetarëve, por personat që ndodheshin brenda refuzuan kërkesën e tyre për të hyrë.

Në incizimin që publikoi N1 shihet se të pranishmit bllokojnë hyrjen, e më pas ulen edhe roletat.

Gazetarja tha se në ambient vërejti lista mbi tavolina, si dhe persona për të cilët supozoi se kontaktonin telefonikisht me qytetarë. Ajo theksoi se personat e veshur me të zeza u penguan shikimin drejt brendësisë.

X (Twitter)

Pas thirrjes së qytetarëve, ekipi i N1 ishte në Skadarska 51 në Beograd, ku sipas dyshimeve ndodhet një qendër telefonike e Partisë Progresive Serbe, nga ku dyshohet se ushtrohet presion ndaj votuesve. Reporteres sonë nuk iu lejua të hynte në ambientet.

Reportere e N1 vizitoi ambientet në rrugën Skadarska numër 51, pasi qytetarët raportuan se në atë adresë ndodhet qendra telefonike e SNS-së. Qytetarët kanë dyshime se nga kjo vendndodhje ushtrohet presion ndaj votuesve.

Më shumë në blogun tonë https://t.co/xBRLSBDU30

— N1 Beograd (@n1srbija) 25 tetor, 2026

Shiko në X

“Nuk mund të themi me siguri, por pashë që bëjnë thirrje dhe supozojmë, bazuar edhe në raportimet e qytetarëve, se ushtrohet presion ndaj votuesve,” deklaroi gazetarja.

Lajme të ngjashme