E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Zyra Shtetërore e Auditimit i ftoi qytetarët të propozojnë cilat institucione të jenë subjekt i auditimit

Zyra Shtetërore e Auditimit (ZSA) i ftoi qytetarët, institucionet, organizatat dhe shoqatat të dorëzojnë propozime për institucione dhe fusha për të cilat mendojnë se duhet të kryhet auditim shtetëror. Afati për dorëzimin e propozimeve është 1 dhjetor 2026.

Thirrja është pjesë e përgatitjes së Programit Vjetor të Punës së ZSA-së për vitin 2027, me të cilin do të përcaktohen aktivitetet e auditimit për vitin kalendarik të ardhshëm.

Nga ZSA informojnë se qëllimi është të rritet transparenca dhe të përfshihet publiku në përcaktimin e prioriteteve të auditimit. Propozimet e dorëzuara do të shqyrtohen, por përzgjedhja përfundimtare e auditimeve do të varet nga vlerësimi i rreziqeve, dokumentet strategjike, standardet profesionale dhe burimet në dispozicion.

Të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në mënyrë elektronike, përmes formularit në internet "Kërkesë për auditim" në faqen e ZSA-së, ose në formë letre në adresën e institucionit, rruga "Pavel Shatev" nr. 2, Pallati "Emanuel Çuçkov" në Shkup.

Programi vjetor miratohet nga audituesi kryesor shtetëror, dhe së paku deri në fund të dhjetorit duhet të dorëzohet në Kuvend dhe të publikohet në faqen e internetit të ZSA-së.

Lajme të ngjashme