E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Në ndeshjen në Brazil u ndanë 51 kartonë të kuq

Ndeshja mes Uberlandia dhe Mamora në ligën braziliane Mineiro, për futbollistët deri në 20 vjeç, do të hyjë në historinë e futbollit.

Në këtë ndeshje, gjyqtari ndau gjithsej 51 kartonë të kuq pas një përleshjeje mes lojtarëve të të dy klubeve.

43 lojtarë nga të dy ekipet u përjashtuan, ndërsa tetë të tjerët u ndanë mes anëtarëve të stafit trajner dhe përfaqësuesve të ekipeve.

Gjithçka filloi kur një lojtar i ekipit mysafir filloi të provokonte përfaqësuesit e ekipit vendas kur rezultati ishte 1:3.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme