E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kryeministri libanez paralajmëroi: Mos e përfshini vendin në një luftë të re

Kryeministri libanez Nawaf Salam sot paralajmëroi se ekziston mundësia që vendi i tij të përfshihet në një luftë të re nëse konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon. Mesazhi i tij është drejtuar grupit militant libanez Hezbollah, i cili ka mbështetje nga Irani.

"Duke u përballur me rreziqet e rinisjes së luftës në rajon, përsëri paralajmëroj për rrezikun që Libani të përfshihet në një aventurë të re të pakuptimtë në shërbim të interesave të huaja", deklaroi Salam, transmeton "Times of Israel".

Gjatë dy viteve të fundit Hezbollah ka përfshirë dy herë Libanin në luftë me Izraelin, dhe hera e fundit ishte në mars, kur grupi kreu sulme në shenjë mbështetjeje për Teheranin, thuhet në raport.

"Ne nuk pranojmë që vendi të bëhet përsëri fushëbetejë për konflikte të huaja", shtoi Salam, duke theksuar se Libani "ka paguar tashmë një çmim të lartë" për këto përplasje.

Lajme të ngjashme