Levica: Demografia nuk shpëtohet me fajësimin e qytetarëve, në Komision Propozim-ligji që shteti të marrë pjesë nga borxhi strehimor i familjeve

„Ndërsa VMRO-DPMNE për vite me radhë shfrytëzon katastrofën demografike për marketing politik, Levica ofron një zgjidhje të saktë ligjore që do t9i lehtësojë drejtpërdrejt jetën familjeve të reja. Sot, në komisionin parlamentar, në lexim të parë do të shqyrtohet Propozim-ligji yn9ë për mbështetje familjare dhe strehimore, me të cilin propozojmë që shteti të fshijë nga 20% të shumës kryesore të kredisë strehimore për çdo fëmijë të lindur ose të birësuar, me mbështetje totale deri në 100.000 euro“, thon9 nga partia Levica.
„Së fundmi, politika demografike të marrë përmbajtje të vërtetë financiare, në vend që të mbetet temë për fjalime partiake dhe thirrje patetike.
Në një shtet ku banesa po bëhet luks, dhe huamarrja për tri dekada është pothuajse mënyra e vetme për të siguruar strehë, të rinjtë janë të detyruar të shtyjnë krijimin e familjes për shkak të pasigurisë elementare ekzistenciale.
Hipokrite dhe jo serioze është që pikërisht VMRO-DPMNE, e cila vazhdimisht alarmon për klasat bosh, emigrimin dhe rënien e natalitetit, deri tani për këtë situatë fajëson qytetarët dhe sidomos të rinjtë, pa ofruar përgjigje të përshtatshme për pyetjen bazë: Si të krijojnë familje të rinjtë kur nuk mund të përballojnë një shtëpi të tyre?
Propozimi i Levicës vendos shtetin në rolin e partnerit të vërtetë social të familjes. Në vend që paratë publike të shpenzohen për shpenzime jo produktive, ne propozojmë që ato të investohen në siguri afatgjatë për të rinjtë dhe fëmijët e tyre. Ligji synon zgjidhjen e çështjes së parë strehimore, me kufizime të qarta kundër spekulimeve dhe keqpërdorimeve.
Shtëpia duhet të jetë baza për një jetë dinjitoze, jo një dënim financiar i përjetshëm për të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë në Maqedoni.
Debati i sotëm në komision do të tregojë sa vërtetë peshon shqetësimi deklarativ i VMRO-DPMNE-së për demografinë maqedonase. Patriotizmi nuk matet me numrin e fjalëve të thëna për të ardhmen e Maqedonisë, por me kushtet që u sigurojmë brezave që duhet ta ndërtojnë atë!“, thuhet në njoftimin e partisë Levica.



