Klinton: Trump i adhuron Putinin dhe Xi Jinpingun

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton vlerësoi se presidenti amerikan Donald Trump tregon admirim të hapur për presidentin rus Vladimir Putin, por edhe për udhëheqësit e tjerë botërorë, duke përfshirë presidentin kinez Xi Jinping dhe liderin verikorean Kim Jong-un.
"Presidenti me të vërtetë e adhuron atë. Ai madje i adhuron edhe liderin e Kinës, një vend që është rival ynë në shumë fusha", thuhet në deklaratën e Klintonit, e cila u publikua nga portali "Clash Report".
Sipas të njëjtit burim, Klinton gjithashtu vuri në dukje lavdërimet e mëparshme të Trump ndaj liderit verikorean Kim Jong-un, duke vlerësuar se presidenti amerikan ka një marrëdhënie të veçantë me udhëheqësit politikë me të cilët Uashingtoni tradicionalisht ka marrëdhënie të ndërlikuara ose armiqësore.
Trump, nga ana tjetër, vazhdimisht theksonte se e konsideron të rëndësishme mbajtjen e marrëdhënieve të mira personale me presidentët e Rusisë dhe Kinës për politikën e jashtme amerikane. Presidenti amerikan më parë deklaroi se ka marrëdhënie të mira me Putinin dhe Xi Jinpingun, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë mes udhëheqësve të fuqive të mëdha.



