Trump: Takimi midis Putin dhe Zelenski do të mbahet shumë shpejt

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se pret që takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski të mbahet së shpejti, duke shprehur besimin se mund të arrihet një përparim i madh.
"Po bëjmë përparim të madh me Rusinë dhe Ukrainën. Shpejt do të ketë një takim", u tha Trump gazetarëve në bazën ajrore "Andrews", pranë Uashingtonit, pas kthimit nga Teksasi, njofton Reuters.
Kur u pyet me kë është planifikuar takimi, Trump u përgjigj: "Me presidentin Putin dhe presidentin Zelenski".
"Takimi do të organizohet shumë shpejt dhe mendoj se mund të arrijmë një përparim të madh", u tha Trump gazetarëve.
Ai nuk përcaktoi datën apo vendin e takimit, dhe as Kievi dhe as Moska nuk kanë konfirmuar publikisht se dy liderët janë dakorduar të takohen.
Deklarata erdhi para negociatave trilaterale të paralajmëruara midis përfaqësuesve të Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, të planifikuara për në nëntor, si dhe gjashtë ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA më 3 nëntor, ku do të vendoset se kush do të kontrollojë Kongresin, transmeton Tanjug.



