E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Foto) Përfundoi xhirimi i filmit artistik – „Jugosllavia, atdheu im“

Përfundoi xhirimi i filmit artistik me metrazh të gjatë „Jugosllavia, atdheu im“ (JUGOSLAVIJA, MOJA DEŽELA), sipas skenarit dhe në regji të Goran Vojnoviq dhe Aleksandar Popovski. Filmi është në prodhim të Arsmedia nga Sllovenia, ndërsa koproducent maqedonas është Kino Oko.

„Njerëzit kujtojnë. Kjo është mallkimi i tyre më i madh.“, thotë një nga personazhet në librin „Jugosllavia, atdheu im“ të shkruar nga Goran Vojnoviq, mbi të cilin është bazuar filmi.

Vladan Boroeviq, docent tridhjetëvjeçar në Fakultetin e Arteve, jeton qetësisht me të dashurën Nadja derisa në një fotografi vëren një ushtar që ngjan me babanë e tij të ndjerë.

Filmi u xhirua në Slloveni, Kroaci, Austri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Prodhues i filmit është Boštjan Ikoviq (Arsmedia), ndërsa koproducent maqedonas Robert Naskov (Kino Oko). Drejtor fotografie është Miloš Srdiq, skenograf Natasha Rogelj, kostumograf Jelena Prokoviq, maskier Goran Ignjatovski, kompozitor Kiril Džaikovski, montazhier Aleksandar Stanojeviq, dhe dizajner i zërit Boštjan Kačiçnik.

Rolin kryesor e luajnë Matevzh Sluga, Klara Kuk, Natasha Barbara Graçner, Igor Samobor, Dragan Miçanoviq, Zoran Cvijanoviq, Izudin Bajroviq dhe aktorë të tjerë rajonalë.

Filmi është mbështetur nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kredi foto David Champaigne

Lajme të ngjashme