Problem për Minesota – Edwards duhet të operojë gjuin

Lojtari më i mirë i Minesota Timberwolves, Anthony Edwards, do të duhet të nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë, gjë që mund ta largojë nga fushat e basketbollit deri në dy muaj.
Megjithë problemet me gjurin, Edwards zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Klivlendit, duke shënuar 47 pikë në humbjen e ekipit të tij në vazhdime (127:125).
Gardiani amerikan e hapi sezonin në formë të jashtëzakonshme, me mesatare prej 33.3 pikësh, 4.8 kërcimesh dhe 3.5 asistimesh në katër ndeshjet e para.
Pushimi i gjatë mund të rrezikojë shanset e tij për njohjen si MVP dhe përzgjedhjen në pesëshen ideale të NBA-së, për të cilën është e nevojshme të luhet të paktën 65 ndeshje.
Edwards pati probleme me gjurin sezonin e kaluar, për shkak të të cilave humbi 21 ndeshje.
Mungesa e tij tani përbën një goditje të madhe për ambiciet e Minesotës në sezonin e ri.
Foto/ EPA



