Në Qafasan u arrestuan dy gra nga Peruja: tek ato u gjet drogë

Dje në Pikën Kufitare Qafasan, në hyrje të shtetit, punonjës policorë nga stacioni policor për kontrolle kufitare "Qafasan", arrestuan 27-vjeçaren L.R.F.M. dhe 26-vjeçaren P.P.D.A., të dyja nga Peruja.
Gjatë kontrollit në një furgon me të cilin udhëtonin, në bagazhin e L.R.F.M. u gjetën dy pako me marihuanë, ndërsa në bagazhin e P.P.D.A. u gjet një pako me marihuanë.
Ato u dërguan dhe u mbajtën në Stacionin Policor të Strugës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihet padi e përshtatshme.



