Katastrofë për Oklahoma, dy lojtarë (me shumë gjasa) e përfunduan sezonën

Një nga favoritët për të fituar titullin në NBA, Oklahoma City Thunder, me shumë gjasa do të mbetet deri në fund të sezonit pa një nga yjet më të mëdhenj, Jaylen Williams, si dhe pa Kayson Wallace, një nga mbrojtësit më të mirë në NBA.
Williams ka një dëmtim të dyfishtë, pësoi frakturë të fibulës, një nga dy kockat e këmbës së poshtme, dhe pësoi zhvendosje të kyçit të këmbës së majtë. U dëmtua kur u përpoq të shënonte, por ra keq në fund të ndeshjes me LA Clippers. Kërkohet operacion, dhe vlerësimi i saktë për kohëzgjatjen e rikuperimit do të dihet më vonë.
Wallace dëmtuar labrumin, unazën kockore lidhëse që thellon kavitetin e kyçit të shpatullës dhe ndihmon që shpatulla të mbetet stabile. Edhe për të është planifikuar operacion, dhe kthimi i tij gjatë këtij sezoni është i pasigurt.
Jaylen Williams luajti në ekipin All-Star në vitin 2025, dhe është një nga basketbollistët më të mirë në Konferencën Perëndimore. Ai është opsioni i dytë sulmues te Thunder, pas Shai Gilgeous-Alexander, ndërsa Kayson Wallace u zgjodh në ekipin e dytë mbrojtës të NBA-së sezonin e kaluar.
Menaxheri i përgjithshëm i Thunder, Sam Presti, theksoi se sa gjatë do të mungojnë këta të dy do të dihet pas operacioneve.



